spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Krasniqi për koalicionin PDK-LDK në Prizren: Ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar në një tubim të përbashkët të PDK-së dhe LDK-së në Prizren se bashkëpunimi mes dy subjekteve synon zhvillimin e qytetit dhe një vizion më të gjerë politik në nivel vendi.

“Ne vazhdojmë të punojmë që kjo ndjenjë për Prizrenin të rritet, që qyteti të zhvillohet dhe të shtrihet përtej anë e mbanë Kosovës. Prandaj, që në fillim, dua të përgëzoj Shaqën dhe Dritonin, si dhe partnerët tjerë të koalicionit, për këtë bashkëpunim dhe besim për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve. E unë po ju them sonte: ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel vendi,” tha Krasniqi.

Në tubim mori pjesë edhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, të cilin kreu i PDK-së e përshëndeti për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit