spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Krasniqi për Hamzën: PDK zgjodhi udhëheqës me integritet – e ka dëshmuar veten në çdo detyrë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se kjo parti sot ka zgjedhur një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate.

Për Bedri Hamzën, ai tha se e ka dëshmuar vetën në çdo detyrë.

“Sot, Partia Demokratike e Kosovës nisi kapitullin e saj të ri. Në të njëjtën sallë ku, para 1600 ditësh, mora besimin për ta udhëhequr PDK-në, sot ia dorëzova këtë Kryetarit të ri të partisë, Bedri Hamzës. E bëra këtë jo si hap prapa, por si hap përpara për PDK-në”.

“PDK sot zgjodhi një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate. Një njeri që e njeh shtetin, e njeh ekonominë, e njeh përgjegjësinë. Një profesionist që e ka dëshmuar veten në çdo detyrë dhe që sot merr përsipër drejtimin e familjes sonë politike. Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së”, u shpreh Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit