Dardan Krasniqi ka folur për tërheqjen e një postimi të tij ku përmendej Gani Geci, duke mohuar se vendimi ishte rezultat i ndonjë kërcënimi apo presioni.
Krasniqi tha se postimin e ka larguar për arsye njerëzore dhe për dinjitetin e tij.
“Kjo as s’ka pas me kërcënim, absolutisht. As nuk i nënshtrohem kërcënimit, as presionit. As nuk ka pas kërcënim ndaj meje, as presion ndaj meje, nga askush hiç”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se kushdo që pretendon se i ka kërkuar ta largojë postimin, mund të dalë publikisht.
“Dardanin, e dardanat tjerë, munen me i vra, po me i kërcënu e me i frigu prej të vërtetës s’mundet kërkush”, deklaroi ai.
Krasniqi tregoi edhe se pas tërheqjes së postimit kishte marrë një mesazh nga djali i Gani Gecit.
“Ka ora 4/5, më ka shënu edhe djali i Ganisë, i cili ka qenë shumë korrekt: ‘Të falënderoj që e ke tërheq postimin, gjeje postimin e plotë, posto për neve s’është problem’”, tha Krasniqi.








