Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se me Qeverinë Kurti Kosova po vazhdon të dëmtohet.
Ai ka bërë me dije se me Kurtin në qeveri, Serbia e ka ushqyer krizën tash pesë vite.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosovës i duhet një qeveri që i shmang krizat.
“Serbia nuk guxon të intervenojë direkt në Kosovë, sepse e ndalon NATO (KFOR-i.) Por, kriza që provokon me incidente, e mban aktive idenë e saj pushtuese. Me Kurtin në qeveri, Serbia e ka ushqyer krizën tash pesë vite. Me Kurtin e ushqen edhe pesëdhjetë vite të tjera. Prandaj na duhet qeveri që e shmang krizën. Nëse e duam Kosovën më shumë se një politikan që nuk e kupton fare as realpolitikën e as gjeopolitikën, po kujton se mjafton propaganda ideologjike”, ka shkruar Krasniqi.







