spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi: Marshin e kaluar u bashkuan 100 mijë qytetarë, më 17 shkurt do të dalim edhe më shumë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se gjykimi në Hagë është çështje e dinjitetit kombëtar dhe shtetëror

Krasniqi këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’ në prag të marshit paqësor të “Liria Ka Emër” në nderim të ish-krerëve të UÇK’së që gjenden në Hagë tash e pesë vite.

“Marshi i kaluar në Prishtinë dëshmoi fuqinë e përbashkimit, kur rreth 100 mijë qytetarë u bashkuan në thirrjen për drejtësi. Të martën, më 17 shkurt, në një moment vendimtar për vendin dhe në fazën finale të procesit në Hagë, do të dalim edhe më shumë”, ka deklaruar Krasniqi.

“Sepse, kjo nuk është çështje e një individi, e një partie apo e një grupi të caktuar, por çështje e dinjitetit kombëtar e shtetëror, e së vërtetës historike dhe e të drejtës së patjetërsueshme për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Thirrja jonë mbetet e qartë dhe e pandryshuar: Drejtësi, jo politikë! Liri për çlirimtarët”, përmbyllet shkrimi i tij.

Më 17 shkurt (e martë) pritet të mbahet një marsh protestues nga ora 14:00 në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, në nderim të ish-krerëve të UÇK’së, gjykimi për të cilët është në fazën e deklaratave përfundimtare. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit