Krasniqi lë të kuptohet se PDK-ja mund ta votonte Bashën: Kërkuam pauzë, Dehari e injoroi

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, është deklaruar para gazetarëve pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive.

“Edhe sot u pa qartë që VV nuk është e interesuar as me zgjedh kryetarin e kuvendit as me i formu institucionet por interesimin e vetëm e ka vazhdimin dhe thellimin e kësaj krize”, tha ai.

“Sot u tentua të vihet në provë që kemi thënë se e votojmë dikë që s’ka qenë ministër, dhe në momentin kur e vendosën pa konsultim, Abelard Tahiri e kërkoi një pauzë 10 minutëshe kryesuesit të seancës që të merremi vesh për votim para se të ndodhte ky vendim. Edhe përmes zv.kryesueses së seancës, Sala Jashari, u munduam që ta kemi mirëkuptimin dhe miratimin e kësaj kërkese por ai e shpërfilli fare e cila do të mund të ishte mundësia më e mirë për ta votuar kryetarin e kuvendit edhe nëse do të ishte Dimal Basha”, tha ai.

“Ata që nuk janë ministra munden me pasë votën tonë. Ne kemi thënë që gjithmonë që në mesin e 34-35 opsioneve që i kanë me u votu, sot ka mujt me qenë Dimal Basha, por arroganca e tyre…”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit