Krasniqi: Kryeministrit mashtrues studentët iu kujtuan 3 ditë para zgjedhjeve, ata do t`i kthejnë përgjigje meritore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministrit në detyrë Albin Kurtit vetëm tri ditë para balotazhit ju kujtuan studentët.

Ai ka bërë me dije se mesazhet e sotme për ti njoftuar ata për ndarjen e nga 100 eurove nga qeveria janë përpjeke për ti mashtruar ata,

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata do t`i përgjigjen Kurtit në mënyrë meritore.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale. Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit