spot_img
spot_img
Friday, January 23, 2026
spot_img
spot_img

Krasniqi: “Ishalla ajo plaka që ia ka puthë dorën Kryeministrit nuk bahet me u braktisë, se duhet me prit Halil Kastratin”

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, ka folur në emisionin “Kosova Live” për gjendjen sociale dhe institucionale në Kosovë, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, shumë kategori shoqërore po mbeten të nënvlerësuara dhe të braktisura nga institucionet shtetërore.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi tha se përkujdesja institucionale shpesh mungon, ndërsa rastet sociale shfrytëzohen vetëm për qëllime politike.

Për këtë, ai mori si shembull një ngjarje të ndodhur gjatë fushatës zgjedhore mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe një të moshuare.

“Ishalla ajo plaka që ia ka puthë dorën Kryeministrit nuk bahet me u braktisë, se duhet me prit Halil Kastratin me ia ngjit dorën, se sa për shtet…”

Sipas Krasniqit, ky rast “simbolizon mënyrën se si institucionet dështojnë të ofrojnë mbështetje të qëndrueshme, duke ia lënë barrën e ndihmës individëve dhe organizatave humanitare, ndërsa shteti, sipas tij, mungon aty ku duhet të jetë më i pranishëm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit