spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për dështim të KEK-ut – Kërkon përgjigje urgjente për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në menaxhimin e sektorit energjetik, pas paralajmërimit të kompanisë furnizuese KESCO, e cila ka njoftuar se konsumi i brendshëm i energjisë elektrike do të mbulohet tërësisht nga importi duke nisur nga nesër.

Në një reagim të tij në Facebook, Krasniqi theksoi se ky paralajmërim është një tregues alarmues i gjendjes në sektorin energjetik dhe një pasojë direkte e dështimit të Qeverisë Kurti për të siguruar energjinë për qytetarët.

“Kosova ka rezerva të mëdha të thëngjillit dhe infrastrukturë të ndërtuar për prodhim vendor, por sot qytetarët, përveç çmimeve të larta, po përballen edhe me rrezikun e reduktimeve të energjisë, pa asnjë transparencë,” ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi e konsideron situatën si një krizë që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga përfundimi i luftës dhe kërkon përgjigje të menjëhershme nga Qeveria për dështimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në prodhimin e energjisë. Ai ngriti disa pyetje që kërkojnë sqarim:

“Pse KEK-u nuk po arrin të prodhojë energji?

Cilat janë arsyet e degradimit të kësaj ndërmarrjeje strategjike?

A është kjo gjendje rezultat i një sabotimi të qëllimshëm?

A ka përfshirje të ‘mafias energjetike’ dhe ndërmjetësve në tregtinë me energji?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë?”

Krasniqi e ka theksuar se kriza energjetike është çështje e sigurisë kombëtare dhe nuk mund të trajtohet me justifikime.

Ai kërkoi veprime urgjente nga Qeveria në detyrë për të qartësuar situatën dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët.

Pas paralajmërimit të KESCO, reagoi KEK, duke mohuar se ka kolaps në prodhim, por duke njoftuar se njësia A3 është e vetmja që po operon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit