Krasniqi: 9 nëntori, mundësi për vazhdimin e qeverisjes së mirë të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka hapur zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, duke e quajtur atë “rrugën drejt fitores së punës, besimit dhe përvojës”.

Krasniqi ka theksuar se PDK garon në gjashtë komuna me kandidatë të dëshmuar dhe programe konkrete: Shaqir Totaj në Prizren, Arian Tahiri në Mitrovicë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Sabedin Vishi në Kaçanik, Sokol Bashota në Klinë dhe Shaban Shabani në Dragash.

“Kryetarët nga radhët e PDK-së kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pa mbështetjen e nivelit qendror. Balotazhi i 9 nëntorit është mundësi për vazhdimin e shembullit më të mirë të qeverisjes lokale,” ka shkruar ai.Krasniqi ka shtuar se 9 nëntori është “dita e qytetarëve, e vlerave dhe e fitores”, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatëve të PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit