spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Kraki sqaron deklaratën e Gërvallës për Haradinajn

Anëtari i partisë Guxo, Nezir Kraki, ka thënë se deklarata e Donika Gërvalles, si kryetare e kësaj partie në një tubim elektoral në Deçan nuk kishte për qëllim të mohonte kontributin e Ramush Haradinaj gjatë luftës.

Ai ka thënë se Gërvalla duke folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO ka folur se anëtarësimi ndodhë si shtet dhe se ushtria futet me gjeneralët actual dhe jo nga gradat e të kalaruarës.

Kraki tha se edhe kryeministri Kurti atë ditë ka kujtuar kontributin e familjes Haradinaj.

“Nuk mund ta akuzojë unë Ramush Haradinajn për gjeneral të vetëshpallur. Nuk mendoj që zonja Gërvalla e ka pas personalisht me z.Haradinaj për gradën e tij. Zonja Gërvalla asnjëherë nuk e ka mohuar sakrificën e kontributin e z.Haradinaj dhe familjes Haradinaj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se, Gërvalla, në një tubim të VV-së në Deçan, ndër të tjerash e ka quajtur Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.

“Heroi i Qakorrit, Kosova në NATO nuk hyn me gjeneral të vetëshpallur”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit