Nezir Kraki, deputet i GUXO, ka shkruar një status, ku ka folur në lidhje me një temë filozofike rreth të keqes dhe mungesës se mendimit.
Një qytetar ka pyetur Krakin në lidhje me çështjen e presidentit, nëse Vjosa Osmani e meriton edhe një mandat.

Postimi i plotë:
E keqja zë vend në zbrazëtinë që lë mendimi, thoshte filozofja e mendimit dhe lirisë Hannah Arendt.
Mungesa e mendimit çon pra drejt të keqes. Kur s’ka mendim, s’ka përmbajtje. Ka formë e nguti. Ngutia çon drejt garës së përhershme në mes njerëzve pa mendim, dmth drejt garës për të keqen, me ose pa vetëdijen e tyre.
Sot vlerat rrezikohen pikërisht nga ky ekuacion që dita-ditës sofistikohet dhe normohet si trajektore e detyrueshme e secilit nga ne. Sepse, ata që s’mendojnë e që nguten janë shumicë tashmë dhe, nesër, sapo e keqja të ketë lulëzuar në shkretëtirën gjigante pa mendim, ajo do bëhet normë.
Normë e një bote me njerëz që s’mendojnë por vrapojnë.









