spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

KQZ publikon raportin financiar të PDK-së: Mbi 272 mijë euro shpenzime në fushatën lokale

PDK rezulton me deficit prej mbi 24 mijë eurosh në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor.

Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 2025, PDK ka realizuar të hyra totale prej 248 mijë e 543 euro e 18 centë, ndërsa shpenzimet e fushatës kanë arritur në 272 mijë e 772 euro e 6 centë. Si rezultat, subjekti politik ka regjistruar një deficit prej 24 mijë e 228 euro e 88 centë.

PDK ka deklaruar 25 mijë e 780 euro donacione dhe kontribute në para të gatshme, si dhe 222 mijë e 763 euro e 18 centë kontribute në natyrë, në formë mallrash dhe shërbimesh. Për këtë periudhë nuk janë raportuar të hyra nga buxheti i shtetit apo nga anëtarësia.

Shpenzimet më të mëdha janë realizuar në kategorinë e shpenzimeve të përgjithshme, në vlerë prej 222 mijë e 763 euro e 18 centë, që përkojnë me kontributet në natyrë të deklaruara nga subjekti politik.

Ndërkohë, për reklama, reprezentacion dhe konferenca janë shpenzuar 50 mijë e 8 euro e 88 centë, kryesisht për reklamime në media dhe rrjete sociale. Gjatë kësaj periudhe nuk janë raportuar shpenzime për paga, transport apo blerje mallrash.

Në fund të periudhës raportuese, PDK ka pasur 248 mijë e 991 euro e 5 centë para dhe ekuivalentë të parasë, ndërsa detyrimet totale kanë arritur në 44 mijë e 292 euro e 81 centë. Ekuiteti i subjektit politik është deklaruar në vlerë prej 208 mijë e 234 euro e 75 centë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit