spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

KQZ publikon raportin financiar të LDK-së: Mbi 203 mijë euro shpenzime në fushatë

LDK me deficit prej mbi 179 mijë eurosh në Zgjedhjet Lokale 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor.

Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 2025, LDK ka realizuar të hyra totale prej 23 mijë e 540 euro e 54 centë. Nga kjo shumë, 7 mijë e 750 euro janë donacione dhe kontribute në të holla, ndërsa 15 mijë e 790 euro janë kontribute në natyrë, në formë mallrash dhe shërbimesh. Për këtë periudhë nuk janë raportuar të hyra nga buxheti i shtetit apo nga anëtarësia.

Shpenzimet e fushatës kanë arritur në 203 mijë e 45 euro e 13 centë, duke rezultuar me një deficit prej 179 mijë e 505 euro e 13 centë.

Shpenzimet më të mëdha janë regjistruar për reklama, reprezentacion dhe konferenca, në vlerë prej 184 mijë e 582 euro e 45 centë. Po ashtu, për kontribute në natyrë në mallra dhe shërbime janë shpenzuar 15 mijë e 790 euro. Shpenzime për paga nuk janë raportuar, ndërsa shpenzimet për transport kanë arritur në 2 mijë e 672 euro e 68 centë.

Në fund të periudhës raportuese, LDK ka pasur 81 mijë e 206 euro e 56 centë para dhe ekuivalentë të parasë, ndërsa detyrimet totale kanë arritur në 182 mijë e 152 euro e 28 centë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit