Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Kosovë.
Sipas raportit të KQZ-së, deri në orën 17:00, kanë votuar 562 mijë e 733 qytetarë.
Kthyer në përqindje i bie rreth 28,21% e qytetarëve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, apo 10% me pak votues krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Kjo përkthehet në 552,949 qytetarë që kanë hedhur votën e tyre deri më tani.










