KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon vendimin e parë që pritet të merret

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se KQZ-ja është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës së zgjedhjeve.

Elezi tha se organizimi i zgjedhjeve do të bëhet në afate të shkurtra kohore.

Ai shtoi se një nga vendimet e para që do të ndërmarrë KQZ, pas caktimit të datës, do të jetë rishikimi i afateve të aktiviteteve zgjedhore dhe përshtatja e tyre sipas rrethanave.

Sipas tij, kjo do të varet nga koha në dispozicion për organizimin e procesit, nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.


“Aktualisht jemi ne pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Organizimi i tyre do të behet ne afatet e shkurtra kohore, dhe një nga vendimet e para që do të ndërmarrë KQZ pasi të caktohet zyrtarisht data e zgjedhjeve atëherë do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhor edhe përshtatja e tyre sipas nevojës dhe rrethanave”.

“Kjo do të varet nga ajo se sa kemi në dispozicion për të organizuar procesin zgjedhor nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve deri ne ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit