spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

KQZ-ja vendos në dispozicion linja telefonike për raportimin e parregullësive dhe informimin e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se për ditën e zgjedhjeve ka vendosur në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët, vëzhguesit dhe subjektet politike, me qëllim raportimin e parregullsive dhe informimin e votuesve lidhur me procesin e votimit.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja – në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës – do të funksionalizojë një dhomë operative, e cila do të shërbejë për koordinimin e aktiviteteve dhe mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kandidatët dhe aktorët e tjerë mund të raportojnë çdo parregullsi në këto numra të dhomës operative:

📞 +383 38 200 23 544
📞 +383 46 130 013

Për të ndihmuar qytetarët në gjetjen e qendrës së tyre të votimit dhe për informacion të përgjithshëm lidhur me procesin e votimit, KQZ-ja ka vendosur në dispozicion linja pa pagesë:

📞 0800 55 555 (pa pagesë)
📞 +383 46 610 061

KQZ ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë këto linja për informim të saktë dhe për raportimin e çdo parregullsie, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit