Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendime të veçanta për certifikimin grupit të dytë me 9 subjekte politike, prej të cilave 4 iniciativa qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 62 për anëtarë të Kuvendeve Komunale, transmeton Telegrafi.
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (14 gusht 2025) është:
Në mbledhjen e kaluar (12 gusht 2025), KQZ certifikoi grupin e parë prej 10 subjekteve politike (2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur) me gjithsej 64 kandidatë (5 kandidatë për Kryetarë Komune dhe 59 kandidatë për anëtarë të Kuvendeve Komunale).
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara nga KQZ deri më 14 gusht 2025 është: 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur) me gjithsej 130 kandidatë (9 kandidatë për Kryetarë Komune dhe 121 për anëtarë të Kuvendeve Komunale).







