KOSOVË, MOS E HUMB VETEN!

Nga Ismet Haziri

Një ditë pas verdiktit, zgjohemi me dhimbje, zemërim dhe shumë pyetje. Po, na dhemb. Po, ndihemi të goditur. Dhe kemi të drejtë ta shprehim këtë dhimbje.

Por sot duhet ta pyesim veten: a është momenti i mllefit apo i pjekurisë?

Fyerja dhe dhuna ndaj Evropës nuk janë forcë. Forcë është të qëndrosh në këmbë kur je i lënduar. Të kundërshtosh me argument, me drejtësi, me diplomaci dhe me institucione.

Të mos lejojmë që dhimbja të na ndajë nga njëri-tjetri.

Të dëgjojmë familjet, veteranët, juristët, institucionet dhe njëri-tjetrin. Të bashkërendohemi brenda dhe jashtë Kosovës dhe të flasim me një zë të qartë, të qetë dhe dinjitoz.

Është e dhimbshme nëse dikush gëzohet me vuajtjen tonë. Por përgjigjja jonë nuk mund të jetë urrejtja.

Kosovë, sot nuk na duhet më shumë mllef. Na duhet më shumë shtet.

Dhimbjen ta mbajmë.
Kujtesën ta ruajmë.
Drejtësinë ta kërkojmë.
Por të ardhmen ta ndërtojmë me pjekuri.

Qetësi në mendje. Zjarr në zemër. Dinjitet në veprim.

Mos u përça.
Mos e humb veten.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit