Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në momentet kritike

Një shtetas me origjinë nga Kosova, Rrustem Hysena, ka shpëtuar një 71-vjeçar nga lumi Aare pranë Aaraut në Zvicër, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Ngjarja ndodhi herët të hënën në mëngjes, kur Hysenaj po shkonte në vendin e punës. Një kalimtar i panjohur e ndaloi dhe i kërkoi ndihmë urgjente, duke i treguar se një i moshuar ndodhej në brigjet e lumit dhe nuk mund të dilte vetë nga uji.

Fillimisht i pasigurt për situatën, Hysenaj vendosi ta ndiqte personin deri te lumi, ku pa 71-vjeçarin në ujë të ftohtë, duke u mbajtur me vështirësi. Temperatura e ujit ishte rreth 15°C.

Së bashku me një ndihmës tjetër, ai arriti ta nxjerrë të moshuarin dhe ta transportojë në një vend të sigurt.

“Ishte i lagur krejtësisht dhe dridhej pa pushim”, tha Hysenaj, duke shtuar se i moshuari ishte në gjendje hipotermie dhe shumë i lodhur, transmeton albinfo.ch.

Dy shpëtimtarët i dhanë ndihmën e parë dhe e mbajtën nën kujdes për rreth 20 minuta deri në ardhjen e shërbimeve emergjente. I moshuari mësohet se kishte qëndruar rreth 45 minuta në ujë para se të shpëtohej dhe më pas u dërgua në spital.

Policia kantonale e Aargaut ka konfirmuar incidentin, por ende nuk dihet saktësisht se si 71-vjeçari përfundoi në lumë.

Hysenaj thotë se kolegët e tij e kanë pritur me humor pas ngjarjes.

“Në punë më thonë me shaka ‘Superman’, por unë thjesht bëra atë që duhej”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit