Kosovarët e konsiderojnë Amerikën si aleatin kryesor – ja nga kush ndihen më të kërcënuar

Sondazhi i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) bëri të ditur se qytetarët e Kosovës e  shohin si aleatin më të rëndësishëm të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Saktësisht nga ky sondazh doli se 77 për qind e kosovarëve e konsiderojnë Amerikën, aleatin më të rëndësishëm.

Sondazhi në fjalë u realizua në maj-qershor 2025 me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94% e të anketuarve janë shqiptarë kurse 6% janë serbë.

Sondazhi përfshiu përgjigjet e qytetarëve se cilin shtet e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm të vendit, ndërsa gjithashtu janë pyetur se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate SHBA-të, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%

Shqipëria – 6%

Gjermania – 6%

Turqia – 3%

Britania e Madhe – 2%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Asnjë – 2%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%

Por, cilat shtete, qytetarët e Kosovës i konsiderojnë si kërcënimin më të madh?

Serbia – 76%

Rusia – 16%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 1%

Shqipëria – 1%

Asnjë – 1%

Të gjithë – më pak se 1%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 2%.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit