Kosova në zgjedhje, nis takimi i Haxhiut me kryesuesin e KQZ-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është takuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.


Takimi po mbahet një ditë pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues dhe Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.

Haxhiu deklaroi se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues. U.D. së presidentes tani i mbetet t’i ftoj partitë në takim për ta caktuar datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh.

E diela e 7 qershorit është data e fundit që mund të caktohet si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit