Kombëtarja e Kosovës ka mësuar rivalët e saj për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do të garojnë në Ligën B, duke u përfshirë në Grupin B3, ku do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Ndeshjet e edicionit të pestë të Nations League do të zhvillohen nga shtatori deri në nëntor, duke i dhënë Kosovës mundësinë të sfidojë skuadra të forta dhe të synojë rezultate pozitive në këtë garë ndërkombëtare.










