Kosova ndalon importin e derrave nga Kroacia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të Ligjit të Veterinarisë, ka shpallur sot, më 23 korrik 2025, një masë ndalimi të përkohshëm për importin e kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialeve gjenetik të derrit.

Kjo masë është vendosur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës.

Sipas AUV-së, “autoritetet kufitare që operojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, përfshirë Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe AUV-në, do të ngrisin masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar futjen e mallrave që bien nën kategorinë e produktit të ndaluar”.

Në një njoftim të mëtejshëm, AUV ka siguruar se aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar dhe se situata po monitorohet në vazhdimësi.

“Aktualisht, nuk kemi ndonjë rast të dyshuar në ferma, dhe jemi duke monitoruar në vazhdimësi situatat e lajmërimit të sëmundjeve dhe përhapjes së tyre. Të gjithë inspektorët veterinarë të AUV-së dhe praktikat private veterinare janë aktive në terren për të parandaluar shpërthimet dhe përhapjen e sëmundjeve. Kosova, falë punës profesionale të AUV-së, deri tani ka mbajtur situatën nën kontroll. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Sëmundja që ka shkaktuar shqetësim është Mortaja Afrikane e Derrave (MAD), një sëmundje virusale që godet vetëm derrat e butë dhe të egër. Sëmundja është ngjitëse dhe mund të shkaktojë ethe hemorragjike tek derrat, me një letalitet të lartë që arrin deri në 100%.

Përhapja e MAD mund të bëhet nëpërmjet kontaktit nga kafshë të infektuara, pajisjeve, ushqimit dhe lëvizjes së njerëzve. Megjithatë, kjo sëmundje nuk përbën rrezik për njerëzit, por ka ndikim të rëndësishëm ekonomik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit