spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kosova mposht Komoret dhe regjistron fitoren e pestë radhazi

Kosova ka vazhduar serinë pozitive me një tjetër fitore në ndeshje miqësore. Të hënën mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfaqësuesja kosovare triumfoi me rezultat 4:2 ndaj Komoreve, me Albion Rrahmanin që shkëlqeu duke realizuar “hat-trick”.

Edhe pse ndeshja nuk zgjoi interesim të madh nga publiku dhe niveli i lojës nuk ishte veçanërisht i lartë, Kosova regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Skuadra kishte triumfuar ndaj Lituanisë në nëntor, dy herë ndaj Islandës në mars në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve, si dhe ndaj Armenisë javën e kaluar me rezultat 5:2.

Komoret renditen pak më poshtë se Kosova në listën e FIFA-s – përkatësisht në pozitën e 105-të, ndërsa Kosova është në vendin e 97-të.

Pavarësisht kësaj, trajneri Franco Foda ka shprehur kënaqësi me ecurinë e skuadrës dhe përqendrimin e lojtarëve në ndeshjet e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit