Kosova mbyll marsin me 6.7% inflacion, rriten ndjeshëm çmimet e energjisë dhe ushqimeve

Kosova ka regjistruar rritje të ndjeshme të inflacionit, duke e mbyllur muajin mars 2026 me një normë vjetore prej 6.7%, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kjo rritje vjen pas shifrave prej 5.8% në janar dhe 6.0% në shkurt, duke treguar një trend të vazhdueshëm të shtrenjtimit të kostos së jetesës. Vetëm në baza mujore, nga shkurti në mars, çmimet janë rritur me 1.5%.

Sipas të dhënave, rritje të theksuara janë shënuar te energjia elektrike me 17.4%, lëndët djegëse me 15.6% dhe shërbimet e ujit me 31.9%. Po ashtu, ushqimet bazë si mishi, pemët dhe qumështi kanë shënuar rritje të vazhdueshme.


Ndërkohë, FMN vlerëson se ekonomia e Kosovës po përballet me ngadalësim të rritjes, ndërsa inflacioni pritet të mbetet i lartë edhe në muajt në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit