Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Hamza e Abdixhiku “JO” Kurtit për vazhdim të diskutimeve për Presidentin

Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje të reja. Negociatat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me dy partitë më të mëdha opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, kanë marrë fund sot. Që të dy partitë kanë refuzuar ofertat e Kurtit dhe kanë thënë se më nuk do të diskutojnë me të për çështjen e Presidentit. Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 28 prill.


Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot përgjigje të prerë për çështjen e Presidentit nga PDK dhe LDK, të cilat e kanë konsideruar këtë proces të përmbyllur.

Përderisa me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, zhvilloi takim dhe ia shpalosi aty ofertën, atij të PDK’së, Bedri Hamzës, ofertën ia ka përcjellë përmes një mesazhi në Whatsapp.


Pas takimit, Kurti zbuloi se Abdixhikut ia ofroi katër Ministri dhe pozitën e Zëvendëskryeministrit, ofertë e cila u refuzua.

“Më duhet të konstatoj se bisedimet rezultuan të pasuksesshme, për shkak se asnjëra prej ofertave që ne kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Ne ofruam që LDK, në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët e tjerë, të ketë postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe tri ministri të tjera”, tha Kurti.

Ai shtoi se kishte propozuar që postin e zëvendëskryeministrit ta mbante vetë Abdixhiku, me qëllim të fillimit të një kapitulli të ri bashkëpunimi ndërmjet dy partive.

Abdixhiku paraprakisht tha se tri pozitat shtetëtore s’mund t’i takojnë një partie.

“U përpoqa, provova, nuk arrita dhe tani i kthehemi LDK-së. Me kaq në këto rrethana LDK s’mund të bëjë më shumë, LDK është e hapur diskutmin për partitë tjera, janë shtatë ditë kohë”, tha ai para gazetarëve.

“LDK e konsideron këtë çështje të mbyllur nga ky moment”, tha Abdixhiku.

Me qëndrim të njëjtë doli edhe Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.

PDK tha se e konsideron të përmbyllur kontributin e saj në këtë proces, duke shtuar se zgjedhja e Presidentit po pamundësohet nga VV’ja.

“Sa i përket çështjes së Presidentit, Këshilli Drejtues vlerëson se PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, u tha në deklaratë.

Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, zbuloi në një konferencë më pas edhe ofertën që i shkoi sot nga Kurti, përmes një mesazhi në Ëhatspp.

Hamza tha se Kurti ka bërë ofertë që deputetët e kësaj partie të qëndrojnë në sallë e të votojnë për Presidentin, dhe si rezultat i kësaj PDK’së t’i ofrohet posti i Kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

Edhe kjo, me kushtin që pastaj pozita e nënkryetarit që e ka PDK’ja, t’i kalojë VV’së.

“Sot kam pranu një komunikim nga z.Kurti në ËhatsApp, ku PDK’Së ia bën një ofertë. Oferta është që deputetët e PDK të qendrojnë në sallë, të votojnë dhe si rezultat i kësaj PDK’së t’i ofrohet posti i Kryetarit të Kuvendit me një lloj ndryshimi që VV me i kalu pozita e nënkryetarit të PDK”së”, tha Hamza.

Ai e cilësoi këtë ofertë si joserioze dhe jo kushtetuese.

Afati për zgjedhjen e presidentit, sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, skadon më 28 prill. Nëse deri atëherë nuk presidenti, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit