spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Kosova bën paqe me Zvicrën, “dardanët” i mbyllin me dinjitet eliminatoret e Botërorit

Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pjesa e parë nuk pati shumë gjëra për të thënë. Amir Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 10-të për faull ndaj Embolo.

Në minutën e 37, Veldin Hoxha bëri goditjen e parë për “Dardanët” drejt portës së Zvicrës, por që u ndal nga portieri Kobel. Një minutë më pas, Muriqi provoi me kokë, por topi përfundoi jashtë portës.

45 minutat e para u mbyllën 0-0. Vlen për t’u përmendur vërshëllimat e vazhdueshme të tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” ndaj Granit Xhakës, sa herë që ky i fundit prekte topin.

Shkak për këtë është një deklaratë e Xhakës e bërë pak ditë më parë ku u shpreh se Albian Hajdari dhe Leon Avduallhu që lanë Zvicrën për Kosovën, nuk e kishin vendin e sigurt te helvetët dhe ndaj zgjodhën “dardanët”. Gjithashtu, Xhaka tha se Ardion Jashari është më i mirë se Leon Avdullahu.

Pjesa e dytë nisi direkt me gol, por ishin helvetët ata që zhbllokuan rezultatin dhe kaluan të parët në avantazh. Pas një aksioni të shpejtë dhe zënies në befasi të mbrojtjes “dardane”, Ruben Vargas gjeti rrjetën, pas asistit të Xhibril Sou.

Në minutën e 74, Florent Muslija ngriti “peshë” stadiumin me një gol spektakolar, me një goditje të bukur dhe gjithë klas nga distanca. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Zvicra e mbyll grupin në vend të parë me 14 pikë dhe shkon në Botëror, Kosova me 11 pikë në vend të dytë dhe do luajë shanset e fundit në “play-off” në muajin mars.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit