spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondësh që ju tregon gjithçka

Nëse zgjoheni me dhimbje në shpatulla dhe shpinë, kontrolloni nëse jastëkut tuaj i ka kaluar “afati”

Jastëkët janë sende për të cilat shpesh nuk mendojmë shumë. Vetëm kur fillojmë të zgjohemi me dhimbje në qafë dhe shpinë, fillojmë të mendojmë për shkaqet e mundshme – dhe atëherë shpesh arrijmë te “problemi” i jastëkut.

Pra, si ta dini kur është koha ta ndërroni?

Zgjoheni me dhimbje

Nëse kjo ndodh gjithnjë e më shpesh, duhet të mendoni seriozisht për ndërrimin e jastëkut.

– Me kalimin e kohës, jastëkët fillojnë të dëmtohen dhe të ofrojnë më pak mbështetje. Mbështetja jo e duhur mund të shkaktojë probleme me qafën, shpinën dhe shpatullat. Gjithashtu mund të lërë ndjesi ngurtësie në mëngjes dhe të shkaktojë dhimbje koke, shpjegon ekspertja Keren Yu për The Spruce.

E ka humbur formën

Ekziston një test i thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse jastëku duhet ndërruar.

– Paloseni jastëkun përgjysmë dhe mbajeni ashtu për rreth 30 sekonda. Kur ta lëshoni, jastëku duhet të kthehet në formën e tij normale. Nëse nuk kthehet, atëherë është koha të blini një të ri, shpjegon Yu.

Nuk është më i butë dhe i rehatshëm

Nëse jastëku juaj, përveç formës, nuk duket më i fryrë dhe i butë si më parë, është koha për një të ri. Merrni pak kohë për të vëzhguar dhe menduar nëse jastëku ju ofron ende rehatinë e nevojshme apo nëse gjatë natës ju shkakton tension sepse nuk arrini të gjeni pozicionin e duhur.

Afati i përdorimit

A e dinit se edhe jastëkët kanë afat përdorimi? Edhe pse tingëllon e çuditshme, këto kufizime kohore nuk vlejnë vetëm për produktet në frigorifer. Etiketat e shumë jastëkëve përmbajnë gjithashtu një datë, e cila është një tregues i mirë se kur duhet të blini një të ri. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit