Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend, në kuadër të masave të shtuara për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij operacioni, kontrollet janë ushtruar edhe në qelinë e Laert Haxhiut, një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës.
Sipas burimeve, gjatë kontrollit i është sekuestruar një aparat celular, për të cilin dyshohet se mund të jetë përdorur për komunikim të paligjshëm me persona jashtë burgut.
Autoritetet pritet të nisin hetime për të zbardhur se me kë ka komunikuar Haxhiu dhe nëse ka lidhje me ndonjë aktivitet kriminal të vazhdueshëm.
