Konjufca: Përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjithë deputetëve, jo vetëm e partisë fituese

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit brenda 30 ditësh, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidati për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, folën për situatën aktuale politike.

Konjufca theksoi se propozimet e LVV-së për zgjidhje nuk u pritën me mirëkuptim nga partitë opozitare, të cilat sipas tij, kanë mbajtur një qëndrim bllokues duke refuzuar të votojnë kandidatin për kryeparlamentar.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka ndërmarrë hapa të ndryshëm për të krijuar një marrëveshje politike, përfshirë ftesa të përsëritura për liderët e partive.

“Ne kemi propozuar që emrat për kryetar dhe nënkryetarë të trajtohen si një paketë për të avancuar procesin, por qëndrimi i opozitës ka penguar përparimin,” deklaroi Konjufca.

Ai kujtoi se vendimi i Kushtetueses është një paralajmërim që obligon të gjithë deputetët të bashkëpunojnë për konstituimin e Kuvendit dhe nuk është vetëm përgjegjësi e subjektit më të madh parlamentar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit