Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur në lidhje për gjykimin në Gjykatën Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Konjufca ka vlerësuar se procesin në Hagë e sheh si një kauzë që duhet të luftohet.
Konjufca theksoi se Gjykata Speciale duhet të dështojë dhe ish-krerët e UÇK-së duhet të shpallen të pafajshëm.
“Prej 5 nëntorit të vitit 2020, unë i shoh ata si në kuadër të kësaj që po e shpjegoj, të një kauze për të cilën duhet të luftojmë të gjithë, duhet ta fitojmë, duhet të shpallen të pafajshëm, duhet të kthehen sa më parë” – tha ai.






