Konjufca për çështjen e presidentit: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.

Zëvendëskryeministri Konjufca, i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president, tha se do ta tërheqë kandidaturën sapo partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.


“E sqaroi kryeministri Kurti më shumë se një takim i sinqertë ku qiten emrat në tavolinë ku Partia Demokratike duhet t’i zbulojë emrat para marrëveshjes dhe pastaj të shohim se a po mundet të kemi konsensus për ndonjërin prej emrave të tyre, e jo ne ta nënshkruajmë një marrëveshje në parim e cila pastaj na dëmton shumë nëse dalim prej asaj marrëveshje. Ajo pastaj e fajëson Vetëvendosjen ashtu nëse e propozon një emër i cili më të vërtetë është një i pakapërcyeshëm për Vetëvendosjen….. Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit