spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Konjufca nga Haga: Historia e Kosovës në shënjestër të interpretimeve të rreme, por e vërteta do të triumfojë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ngritur shqetësimin për tendencat revizioniste ndaj historisë së luftës së Kosovës, gjatë një takimi me përfaqësitë e huaja në Hagë.

Gjatë fjalës së tij, kryediplomati kosovar u shpreh se historia e Kosovës po përballet me interpretime të pasakta, të cilat synojnë të shtrembërojnë natyrën e luftës çlirimtare dhe ndërhyrjes së aleatëve ndërkombëtarë.

“E them këtë me shqetësim për mënyrat se si historia e Kosovës është vënë në shënjestër nga interpretime të rreme dhe të pasakta, veçanërisht në lidhje me natyrën e luftës sonë çlirimtare dhe ndërhyrjen e NATO-s,” deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se liria e Kosovës është rezultat i bashkëveprimit historik mes faktorit të brendshëm dhe atij të jashtëm.


“Kosova gjithmonë ka qenë një projekt i përbashkët mes popullsisë vendase çlirimtare dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, si dhe luftës sonë për liri,” tha ai.

Pavarësisht këtyre sfidave mbi narrativën historike, Konjufca u shpreh i bindur në triumfin e drejtësisë, duke iu referuar edhe motos së qytetit të Hagës.

“Motoja e qyteteve të Evropës, e cila është ‘Paqe dhe Drejtësi’, më jep besim se e vërteta nuk mund të shtypet apo të fshihet. E vërteta do të triumfojë,” përfundoi Konjufca.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit