Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian: Drejt integrimit të plotë” në Forumi Ekonomik i Delfit, që po mbahet në Greqi.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se Konjufca “theksoi nivelin e lartë të përvetësimit të vlerave të Bashkimi Europian nga populli i Kosovës dhe progresin e arritur në rrugën drejt anëtarësimit”.
“Ai kërkoi veprim më të shpejtë për sigurimin e statusit të kandidatit për Kosovën dhe theksoi se integrimi i rajonit përbën një investim strategjik për Evropën”, vijon njoftimi.
Në fjalimin e tij, Konjufca u shpreh se “Kosova është gati për hapa të mëtejshëm dhe Bashkimi Europian duhet të mbështesë këtë angazhim për të forcuar jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe atë të Evropës në përgjithësi”.
“Lënia pas e Kosovës do të rrezikonte ta kthente Ballkanin Perëndimor nga WB6 në WB5, duke dobësuar momentumin e rajonit drejt integrimit në BE”, thuhet në njoftim.









