Konjufca kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Një takim i nivelit të lartë është zhvilluar sot në kryeqytetin grek, Athinë, ku fokusi kryesor ka qenë forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe kërkesa e drejtpërdrejtë për njohjen e Republikës së Kosovës nga Greqia.

Gjatë kësaj vizite, u zhvillua takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, takim ky që vjen si vazhdimësi e shkëmbimeve të mëhershme të zhvilluara në Delfi gjatë kësaj pranvere.

Në njoftimin e bërë publik lidhur me këtë takim, theksohet mirënjohja për mbështetjen që Athina zyrtare i ka dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një nga hapat më domethënës që i ka dhënë vlerë të drejtpërdrejtë bashkëpunimit mes dy vendeve.

Megjithatë, kërkesa kryesore e palës kosovare në tavolinën e bisedimeve me kryediplomatin grek ka qenë hedhja e hapit final drejt njohjes.


“Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon. Këtë bindje e ndava me ministrin Gerapetritis, bashkë me ftesën që bisedën e radhës ta vazhdojmë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit.

Po ashtu, u bë e ditur se synimi i përbashkët mbetet që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Greqisë të marrë një hov të ri, përmes një dialogu politik më të rregullt dhe forcimit të lidhjeve ekonomike mes dy shteteve.

Mbetet të shihet se kur ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të zbarkuar në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit