Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e tij i ka emrat e propozuar për president të Kosovës.
Konjufca ka thënë se emrat nuk mund të bëhen publikë në këtë fazë, pasi, sipas tij, kjo do ta humbte kuptimin e procesit të negociimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Ne i kemi emrat për president. Nuk mund ta them, pasi s’ka kuptim pastaj negocimi me LDK-në”, ka deklaruar Konjufca.








