Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se pjesëmarrja e Kosovës në Munich Security Conference së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci ofroi mundësi për shkëmbim pikëpamjesh me aleatët.
Sipas tij, forcimi i Kosovës si pjesë e aleancës veri-atlantike do të kontribuojë në fuqizimin e saj përballë sfidave gjeopolitike rajonale dhe globale.










