spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Konjufca: Do të shkoj prapë në Hagë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.

Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë.

“Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar ai.

Konjufca, bëri me dije se ditëve në vijim do të jetë në Hagë.

“Hera e tretë që do të shkoj prapë në Hagë është procesi përmbyllës. Janë fjalët përmbyllëse të ekipeve të mbrojtjes së zotit Thaçi, Jakup Krasniqi, zotit Selimi dhe zotit Veseli. Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”, tha Konjufca.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit