Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur sot për për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se negociatat po vazhdojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.
“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.
Zëvendëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca.









