spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Konjufca: Administratat Biden dhe Obama e kanë vendosur Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka aluduar se administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.

“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Pra, Vetëvendosja pas akuzave të shumta ndaj administratës Trump dhe emisarit Grenell, tash ka akuzuar edhe administratën Biden dhe Obama për sipas tij, qasje jo të drejtë ndaj Kosovës.

Konjufca kishte akuzuar kohë më parë Grenellin se merr para nga Serbia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit