Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

Pas më shumë se 24 orësh debat të pandërprerë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi reformën gjithëpërfshirëse fiskale dhe buxhetore, të njohur si “ligji i madh dhe i bukur”, siç e ka quajtur presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ligji u votua me 218 vota pro dhe 214 kundër, pas një procesi të stërzgjatur që u karakterizua nga tensione të mëdha politike dhe fjalime maratonike.

Ndërhyrja e liderit të shumicës republikane, Mike Johnson, ishte vendimtare. Ai mbajti të hapur votimin procedural për shtatë orë, derisa arriti të bindë disa nga kolegët e tij republikanë për të kaluar fazën e diskutimeve.

Në mesin e debateve, lideri i demokratëve Hakeem Jeffries mbajti një fjalim të gjatë në kuadër të së ashtuquajturës “minuta magjike”, duke folur për ndikimin e reformës në përfituesit e programeve sociale dhe duke shprehur shqetësimet e opozitës.

Pas përfundimit të fjalimeve, u mbajt votimi përfundimtar, ku projektligji u miratua dhe tashmë pritet vetëm nënshkrimi i presidentit Trump për të hyrë në fuqi brenda dy ditëve të ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit