Konflikti për delet eskalon në Kamenicë: 66-vjeçari pretendon se u sulmua dhe u kërcënua me vrasje e djegie të shtëpisë

Një mosmarrëveshje për bagëtitë ka përfunduar me denoncim në Polici për sulm dhe kanosje në fshatin Hajnocë të Kamenicës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është M. P, 66 vjeç, i cili ka raportuar se mëngjesin e 12 korrikut, rreth orës 08:00, i dyshuari me emrin Bajram (identiteti i plotë ende nuk është konfirmuar) ka shkuar në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshjeje lidhur me disa dele.

Sipas denoncimit, i dyshuari fillimisht e ka kapur për fyti, më pas e ka goditur me shuplakë në fytyrë, ndërsa para se të largohej e ka kërcënuar me fjalët: “Ko me t’vra dhe ka me ta kalle shtepin”.

Pavarësisht pretendimeve për sulm, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa hetimet i janë deleguar Njësisë së Hetimeve në Kamenicë për identifikimin dhe intervistimin e të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit