spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Konfirmohet nga Policia: Arrestohen dy shtetas të Serbisë në Gjakovë

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar sot në Gjakovë, pasi gjatë kontrollimit nga policia, në makinën e tyre pranuan se ka substanca narkotike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Sheremet Elezaj.

Ai tha se gjatë kontrollit të makinës së të dyshuarve janë gjetur substanca narkotike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë komunikimit me personat e pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike. Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar. Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit