Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë 6‑pikëshe, ku kërkojnë lehtësira juridike dhe administrative për qytetarët serbë, respektimin e të drejtave në arsimin dhe shëndetësinë, si dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ata theksojnë se refuzimi i vazhdueshëm për realizimin e marrëveshjeve të Brukselit kërkon angazhim më aktiv të bashkësisë ndërkombëtare.










