Komuna e Vushtrrisë shpërblen studentët e dalluar me bursa

Studentët e dalluar të qytetit të Vushtrrisë po shpërblehen nga Komuna me bursa.

Kryetari Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së edhe për një mandat, në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një video të disa studentëve përfitues, derisa ata e kanë mirëpritur këtë mbështetje.

“Ne kemi mbështetur studentët që studiojnë në universitetet publike, në kolegjet private dhe ata që ndjekin studime jashtë vendit, dhe ata po dëshmojnë se me angazhim dhe këmbëngulje mund të arrijnë suksese të mëdha.”

Investimin në arsim, Idrizi e ka quajtur si prioritet, ndaj premtoi mbështetje për studentët që tregojnë rezultat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit