spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Komuna e Vushtrrisë ndan para për familjet e dy të vrarëve në Vushtrri dhe për Fahri Ademin që u plagos në Albi Mall

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë një vendim që të ndajë subvencione për tri raste.

Duke u bazuar në kompetencat e tij dhe nevojës për të ndihmuar, Idrizi, ka vendosur të ndajë nga 2000 mijë euro për tri familjet vushtrriase që u preken në forma të ndryshme.

Komuna e Vushtrrisë është përgjigjur në pyetjet e drejtuar nga gazeta për të treguar më shumë si u dhanë këto ndihma.

“Pas vrasjes së dy personave dhe plagosjes së një qytetari të Vushtrrisë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, bazuar në Rregulloren për Përcaktimin e Kritereve të Ndarjes së Mjeteve Financiare nga fondi për Transfere dhe Subvencione personave juridikë-OJQ dhe ndihmë momentale personave fizikë dhe bashkëfinancim, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 2000 euro për familjen Zymeri, për familjen Haradini, si dhe për Fahri Ademi, i cili u plagos në vendin e punës”, janë përgjigjur nga zyra për informim në Komunën e Vushtrrisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit