Në mbledhjen e sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi ta votojë bartjen e mjeteve buxhetore.
Pak kohë pasi kjo u bë, nuk iu desh edhe shumë Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, të dal me një reagim.
Murati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se ky zhvillim politik vjen si meritë e partisë së tij.
“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës.Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike”.
Ai madje shtoi se “është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”.









