Komuna e Prishtinës dënon sjelljen e Sveçlës: Goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka dënuar ashpër sjelljes e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili sipas tyre vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosuri, siç thonë ata, institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë.

“Ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë që u përket të gjithëve. Prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët”, thuhet në reagim.

Sipas Komunës së Prishtinës, sjellja e asamblistit të LVV-së është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit