spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Komuna e Mitrovicës ua vendos shiritat punimeve të kompanive ndërtimore “Aurora Group” dhe “Premium Home”

Pas ankesave të shumta të pranuara nga qytetarët lidhur me hedhjen e mbeturinave dhe dëmet që po shkaktojnë kompanitë e pandërgjegjshme, Drejtoria e Inspeksionit Komunal e udhëhequr nga drejtori Mujë Igrishta ka dalë në terren. Pas verifikimit të rasteve, javën e kaluar janë shqiptuar gjoba ndaj ndërtuesve të pandërgjegjshëm për hedhjen e mbeturinave dhe për mosmenaxhimin e ujërave fekale në vendpunishte.

Në të njëjtën kohë, kjo drejtori kishte obliguar kompanitë ndërtuese që brenda afatit prej 72 orësh të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për përmbushjen e obligimeve të tyre. Në të kundërtën, objektet – vendpunishtet do të konservohen.

Meqenëse, dy nga kompanitë ndërtimore të gjobitura nuk e kanë respektuar urdhëresën e dhënë nga Drejtoria e Inspekcionit, inspektorët sot kanë vendosur shiritat që ndalojnë çdo veprimtari punuese në këto objekte, deri në zbatimin e urdhëresës së dhënë për largimin dhe pastrimin e mbeturinave, si dhe trajtimin e ujërave fekale nga vendpunishtet ndërtimore.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ndër të tjera ka theksuar se ndaj kompanive ndërtimore do të ndërmerren edhe veprime të tjera ligjore për mosrespektimin e urdhëresës së dhënë nga inspektorët e kësaj drejtorie.

Veriu.info mëson se kompanive që sot u janë vënë shiritat e ndalimit të punimeve janë “Aurora Group” dhe “Premium Home”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit